Tahir Tairi është emëruar në pozitën e zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke zëvendësuar në këtë funksion Nazim Taipin.
Emërimi i Tairit vjen nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, ndërsa ai është i njohur për kontributin e vazhdueshëm në sferën politike dhe për angazhimin e tij profesional ndër vite, veçanërisht në çështjet e administratës dhe zhvillimit lokal.
Tairi gëzon një reputacion si profesionist me integritet të lartë dhe përvojë të konsiderueshme, veçanërisht në çështjet që lidhen me administratën publike dhe menaxhimin infrastrukturor.
Lidhur me këtë emërim, zëvendëskryeministri për sistem politik, Arben Fetai, ka pritur në takim Tairin dhe ka shpërndarë këtë mesazh në rrjetet sociale:
“Sot prita në takim Tahir Tairin, zëvendësdrejtorin e ri të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Si një profesionist i dëshmuar me integritet të lartë dhe përvojë të pasur, Tahiri padyshim do të arrijë suksese të mëdha, duke kontribuar në zhvillimin e vrullshëm infrastrukturor të vendit tonë.”
Emërimi i Tairit konsiderohet si një hap i rëndësishëm në përfaqësimin e kuadrove shqiptare në nivelet ekzekutive të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme që Aleanca për Shqiptarët po jep në qeverisjen aktuale.
https://www.facebook.com/share/p/18qu1c8F4N