Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti takim lamtumirës me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir.
Ministri falënderoi Euro-ambasadorin për angazhimin e tij profesional dhe personal gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Delegacionin e BE-së në vend, të cilat ishin të rëndësisë së jashtëzakonshme në avancimin e bashkëpunimit në shumë sfera, njoftoi Ministria për Çështje Evropiane.
Ministri Murtezani e siguroi Ambasadorin Gir se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj përcaktimit strategjik për anëtarësimin e plotë në Union dhe zbatimin e reformave të nevojshme dhe mbartjes së vlerave dhe standardeve evropiane në sistemin (shoqërinë) tonë.
Ministri Murtezani i uroi ambasadorit Gir suksese në karrierën e tij të mëtejshme!