8 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTakim me diasporën – Gashi: “Ju jeni forca jonë!”

Takim me diasporën – Gashi: “Ju jeni forca jonë!”

Gjatë vizitës së tij në Tetovë, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të ngrohtë me përfaqësues të diasporës shqiptare që ndodhen për pushime në vendlindje.

Në një postim në rrjetet sociale, Gashi e cilësoi takimin si “të paharrueshëm”, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që diaspora ka për zhvillimin dhe përparimin e vendit.

“Ata janë gurthemel i shoqërisë sonë dhe lidhjet me ta janë jo vetëm të rëndësishme, por edhe thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë. Shpreha mirënjohje të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e vendlindjes dhe theksova se përkushtimi i tyre është një forcë e pazëvendësueshme në çdo hap të progresit të shoqërisë sonë”, deklaroi Kryeparlamentari Gashi.

Ai shtoi se ky takim ishte gjithashtu një mundësi për të ndarë mendime dhe për të forcuar angazhimin e përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar lidhjet e forta mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të diasporës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments