8 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeTakime institucionale në UNESCO: Struga e hapur për bashkëpunim dhe kontribut konstruktiv

Takime institucionale në UNESCO: Struga e hapur për bashkëpunim dhe kontribut konstruktiv

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, si pjesë e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në takime institucionale në selinë e UNESCO në Paris, me përfaqësues të lartë të organizatës, ndër të cilët Nasser bin Hamad Al-Hinzab, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, dhe Khaled El-Enany, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s.

Në kuadër të takimeve u shkëmbyen qëndrime mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut institucional në proceset që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore.

Në këtë drejtim, Komuna e Strugës konfirmoi gatishmërinë e saj për të vazhduar me pjesëmarrje aktive dhe konstruktive, duke dhënë një kontribut produktiv në proceset që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të trashëgimisë së përbashkët.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments