8 C
Tetovo
E premte, 6 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTakohen Feti Abazi dhe drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zylbeari. "Diskutojnë për...

Takohen Feti Abazi dhe drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zylbeari. “Diskutojnë për dezinfektimin dhe deratizimin, në territorin e komunës së Bogovinës”

Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik – Tetovë, Shaqir Zylbeari, në një takim të përbashkët, kanë diskutuar për fillimin e dezinfektimit dhe deratizimit në kuadër të kësaj komune, aktivitet ky që realizohet nga ISHP – Tetovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari Feti Abazi, në platformën e tij zyrtare të Facebookut.

Postimi i plotë:

“Sot realizova një takim shumë të frytshëm me Drejtorin dhe ekipin e tij nga Qendra e Shëndetit Publik. Gjatë takimit diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin publik në komunën tonë, me theks të veçantë në proceset e rregullta të dezinfektimit dhe deratizimit që realizohen nga kjo qendër.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për drejtorin dr. Shaqir Zylbearin dhe stafin e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me komunën tonë. Bashkëpunimi institucional është thelbësor për të garantuar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar shkrimin e tij, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments