Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë ditës së sotme ka ftuar në takim në kabientin e tij mjeken nga Gostivari, Afërdita Ismaili, e cila në konkursin e fundit që kishte Spitali i Gostivarit, edhe pse i plotësonte kushtet, nuk ishte pranuar në punë.

Ministri Taravari thotë se pikërisht për rastin e mjekes Ismali e kishte shkarkuar nga detyra në fillim të kësaj jave drejtorin e Spitalit të Gostivarit, Ylber Ademin, kuadër i BDI-së.

Mjekja Ismaili kishte konkuruar në konursin e fundit për punsim në Spitalin e Gostivarit, por edhe përskaj plotësimit të kushteve si me notën mesatare më të lartë se konkuruesit e tjerë dhe me përvojë disa vejçare pune, ajo nuk ishte pranuar në punë.

Rasti i saj, e cila është edhe nënë vetëushqyese bëri bujë në opinion që kur drejtori tashmë i shkakruar Ylber Ademi në një video inçizim e pranon se njerëzit e pranuar në punë, ishin me urdhër të kryetarit të Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Pasi mjekja Ismaili nuk kishte pasur lidhje partiake me BDI-në, ishte njëra nga kandidatët që nuk u pranua në atë konkurs skandaloz.

Pasi asja nuk iu dha e drejta edhe për ankimim të vendimit, dje theksoi se bën gati dokumentat dhe mëson gjuhën gjermane për të shkuar për të punuar në Gjermani si motër medicinale edhe pse me fakultet të mbaruar për mjekësi.

Ministri Taravari në prononcim për media këto ditë tha se do të bëjë çmos që ai konkurs të prishet.

Poashtu, ministri gjatë takimot me mjeken Afërdita Ismaili gjatë ditës së sotme, tha se atë e kishte pasur studente dhe që atëherë e ka njohur.

“Afrëdita ka qenë studentja ime në UT dhe me sa e di unë, ajo në Neurologji [lëndë e ligjeruar nga ministri Taravari], ka marrë notën dhjetë”, ka deklaruar ministri Arben Taravari për portalin “X” i cili edhe e zbuloi i pari skandalin me konkursin pranë Spitalit të Gostivarit.

Taravari sqaron poashtu për këtë media se Spitalit të Gostivarit i nevojitet personel mjekësor, prandaj një mjeke me përvojë siç është Ismaili vendin nuk e ka në Gjermani, por duhet të vazhdojë të jap kontributin e saj në vendlindje.

VIDEO