Shkruan: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!
Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!
Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!
Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo Rusisë…gënjeshtër!
Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më.
Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!