Krahas aktiviteteve politiko-zgjedhore, liderët e koalicionit VLEN nuk po lënë anash edhe obligimet fetare, në këtë frymë, kandidati presidencial nga koalicioni opozitar VLEEN, Arben Taravari bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa dhe bartës liste në njësinë zgjedhore numër 6, Bilall Kasami sot kanë falur bashkë namazin e Xhumasë me mërgimtarët në Berlin.

Taravari përmes një postimi në profiling e tij në facebook njofton se sonte në ora 22:00 në lokacionin në Grand Gala, Altonaer Str. 77, 13581në Berlin do të mbahet tubimi me mërgatën shqiptare.

Postimi i plotë:

“Për namazin e Xhumasë në Berlin bashkërisht me mërgimtarët tanë, që janë brenga dhe forca jonë!
Shihemi sonte në Tubimin e madh në Grand Gala, Altonaer Str. 77, 13581 Berlin, ora 22:30”, shkruan Taravari.