Arben Taravari nga VLEN i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kreut të ZNAM, Maksim Dimitreivski. Taravari thotë se për VLEN-in, edhe ZNAM është pjesë e qeverisë, ndërsa thotë se me deklaratat e fundit, Dimitrievski po përpiqet të marrë pikë politike.

“Nuk dua ta komentoj z.Dimitrievskin. Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon përsëri partia e tij në Kumanovë dhe do t’i duhen votat shqiptare”, the mes tjerash Taravari.