Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zbuluar çfarë përmban marrëveshja që ka nënshkruar ai me holomologun kroat, sot në Zagreb.
“Me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë nënshkruam një plan për bashkëpunim në disa segmente të sistemit shëndetësor, me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor.
Plani përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë, bashkëpunimin në fushën e transplantimit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit, si dhe në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore”, thotë Taravari./Gazeta LAJM