Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar në emisionin Klan Debat ku po diskuton rreth çështjeve aktuale politike.
Taravari mbledhjen e djeshme të Frontit Evropian e ka quajtur si një teatër ku BDI-ja dhe disa parti politike të Frontit Evropian po bënin dramë për të mbajtur të gjallë anëtarësimin e tyre që të mos ikin nga partitë e tjera. Taravari ftoi gjithashtu BDI-në të reflektojë si opozitë dhe të jetë më racional:
“Asgjë, realisht dukeshte si teatër, si aj teatri tjetër kur zgjidhej njëri kryetar shteti, tjetri kryetar parlamenti, e tjetri kryetar i qeverisë. Normalisht opozita bën disa telashe, e mbajnë forcën e anëtarësisë të mos u ikin. Deri një ditë deklaronin që VLEN nuk hyn në qeveri, tash e shohin që VLEN është në qeveri. Tani bëjnë ca narativa, që VLEN do përçahet, që nuk do del bashkë në zgjedhje lokale. Mendoj që z. Ahmeti është i urtë, nuk i duhet vokabular i ashpër në politik, ky fjalor i bën dëm BDI-së. Në qoftë se vazhdon me këtë fjalor BDI do të humb më shumë. Ahmeti nuk ka më shumë tek Qeveria sa e ka te përgjegjësia. Është periudhë e vështirë andaj aj duhet të animon dhe duhet të di se si të mban afër vetes anëtarësinë. Duhet të jenë më racional, që ti tregojnë anëtareve që është mirë për të gjithë të tregojnë se sa mirë i bën opozita partisë. Le të dalin opozitë, le të organizohen, ka njerëz të mirë në BDI, le të riorganizohen, dhe le të shohin se si do të garohet prej opozitës.” – deklaroi Arben Taravari.
Legjitimitetin e shqiptarëve Taravari deklaroi që e ka VLEN, duke u bazuar në koalicionin e katër partive shqiptare:
“107 Mijë vota shqiptare të VLEN janë shumë. BDI legjitimitetin e ka marrë në 2016 me 86 mijë vota, tash VLEN ka 107 Mijë vota. Vetëm Partia Demokratike Turke ka deri diku 18 mijë vota, këto vota dhe të minoriteteve kanë bërë diferencën. Këto mund të shihen në zgjedhjet lokale tek listat e këshilltare. VLEN absolutisht ka legjitimet, ka katër parti shqiptare dhe legjitimiteti as që nuk diskutohet”