Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, gjatë shpalosjes së platformës së tij, tha gjithashtu se do të kujdeset që gjuha shqipe me alfabetin e saj të jetë gjuhë zyrtare në nivel të barabartë me atë maqedone, shkruan Alsat.

“Do kujdesem që përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si gjuhë tjetër që e flasin mbi 20% e qytetarëve, dhe që gjuha shqipe me alfabetin e saj të jetë gjuhë zyrtare në nivel të barabartë me atë maqedone”, theksoi Taravari./ Alsat.mk