Në një moment të rëndësishëm politikt, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka bërë një deklaratë të fuqishme, që shërben si një pikë kthese për politikën shqiptare në këtë vend. Gjatë hapjes së selisë së re të partisë në Shkup, Taravari ka theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”.
Në një ton të drejtpërdrejtë, ai ka uruar sukses partnerët që tashmë janë pjesë e këtij fronti, por ka qenë po aq i qartë në refuzimin e çdo mundësie për t’u bashkuar me ta.
Ky qëndrim i Taravarit, vjen pas një periudhe të tensionuar mes Aleancës për Shqiptarët dhe partnerëve të mëparshëm të koalicionit VLEN, ku, sipas tij, janë hedhur shpifje dhe pretendime të pabaza për partinë dhe politikat e ASH-se.
Nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian Me këtë deklaratë, ai ka të hedhur poshtë çdo akuzë që lidhet me veprimtarinë e partisë dhe u shpreh më qartë për rrugën që ASH do të ndjekë në të ardhmen, ku do të del me lista të vecanta për këshilltarë komunal dhe sipas të gjitha gjasave edhe me kandidat për kryetar të komunave, vendim që do të marrin në kohën e duhur, u shpreh Taravari.