Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj.
Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen”.
Postimi i plotë:
Sot partia jonë do të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Zakonisht zotimet bëhen në kohë fushate dhe pastaj harrohen, por meqë kemi folur për Ndryshim le ta nisim ndryshe, ndaj premtojmë se:
1. I gjithë grupi punues i ASH-së zotohet të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të njerëzve!
2. Prej sot nuk ka votues dhe jovotues, por ka nënshtetas për të cilët do punojmë maksimalisht dhe njësoj!
3. ?Në mënyrë konstante do të kemi komunikim me ju, ku do ju raportojmë për punën tonë në mënyrë transparente.
4. ?Ne do të presim sugjerimet tuaja në vazhdimësi për t’ju përfaqësuar sa më shumë
5. ?Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen.
Të dashur, ne nuk kemi shkop magjik që të ndryshojmë gjithçka brenda 24 orëve por ndërkohë ne do të jemi të vendosur për të arritur qëllimet tona.
Kështu këto javë të para të Qeverisë së re do të jenë plot përgjegjësi për ne, plot ankth e tension për një grup njerëzish që do duhet t’i përgjigjen drejtësisë dhe plot shpresë për popullin!
I uroj kolegëve të mi të VLEN-it dhe VMRO-së punë të mbarë!
Kjo do të jetë koha që më në fund një qeveri do të punojë për popullin.
Dhe për në fund duke përdorur shprehjen latine -Acta, non verba-për këtë qeveri nis sfida e veprave!
Punë të mbarë!