Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari menjëherë pas marrjes së detyrës së re, nga ora 10 deri në mesditë ka pasur një sërë vendimesh si ministër i ri.
Ai fillimisht ka realuzra takim për gjetjen e një zgjidhje për sallat e operacionit në Klinikat e Shkupit.
“Menjëherë pas fillimit zyrtar në detyrën e re si Ministër i Shëndetësisë, realizova takim me drejtorët e kirurgjive dhe të shërbimeve të përgjithshme, e që janë organi më i thirrur dhe përgjegjës për mirëvajtjen në kontinuitet të punës së sallave të operacionit. Me këtë rast, kërkova që të dokumentohen aktivitetet e ndërmarra deri sot, që pastaj të sjellim vendimin e zgjidhjes së këtij problemi akut që pacientët të marrin shërbimin e duhur, të sigurt dhe profesional”, njofton Taravari përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Poashtu, në konferencë për media, Taravari ka bërë të ditur se do të nënshkruaj vendim që sot për shkarkimin e drejtorëve ekonomik si dhe do të ngrihet një kaomision për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së besbes nga Resnja.
Gjatë ditës, ai së bashku me kryeministrin Mickoski, kanë viztuar Velesin ku nga afër kanë parë edhe gjendjen dhe punimet e deritanishme të zhvilluara në Spitalin Klinim të këtij qyteti.