“Onkologjia është një shembull që kemi kapur. “Onkologjia” mund të jetë në më shumë spitale dhe klinika, por nuk dua të flas me paragjykim, dua të vendos standarde për të parandaluar çdo keqpërdorim.“, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë
Digjitalizimi më i madh në shëndetësi për të shmangur manipulimet me recetën e barnave dhe përdorimin e shërbimeve mjekësore, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në qeverinë e re, Arben Taravari, siç thotë ai, të mos përsëriten raste si ai në Klinikën e Onkologjisë. Ministri këtë e tha duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së djeshme në Spitalin Klinik në Tetovë, duke informuar se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje afatmesme dhe afatgjatë sa i përket digjitalizimit në shëndetësi.
Megjithatë, ai thotë se i duhet kohë për t’u konsultuar me ekspertë të fushës së teknologjisë informatike. „ Punojmë për të gjetur zgjidhje afatmesme dhe afatgjate. E kam fjalën për digjitalizimin, ndoshta edhe për kodimin e të gjitha barnave që do të vijnë në Maqedoni. Megjithatë më jep kohë të konsultohem si me inxhinierët e IT-së ashtu edhe me njerëzit që e kuptojnë këtë. Ka vende ku digjitaluzimi i mirë ka bërë revolucion, kursime të mëdha në shëndetësi vazhdimisht bëjmë thirrje për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, unë do të insistoj që të fillojmë sa më shpejt digjitalizimin në Maqedoni.“,
deklaroi Taravari. Duke folur për këtë temë, ministri tha se është sekret i hapur që disa persona i marrin ilaçet nga mjeku familjar dhe më pas i çojnë në farmaci private dhe i shesin. „ Onkologjia është një shembull që kemi kapur. “Onkologjia” mund të jetë në më shumë spitale dhe klinika, por nuk dua të flas me paragjykime, dua të vendos standarde për të parandaluar çdo keqpërdorim,
shtoi ministri i Shëndetësisë. Për testim, Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas një procedure disamujore parahetimore në fillim të këtij viti, hapi hetim për skandalin me recetën e barnave në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi, që shpërtheu verën e kaluar.
Në këtë rast të dyshuar janë drejtori i atëhershëm mjekësor i Klinikës, Nino Vasev, dhe drejtori organizativ i Onkologjisë në periudhën nga viti 2021 deri në prill 2023, Nehat Nuhi, si dhe tre mjekë onkologë. Siç ishte informuar asokohe nga Prokuroria, drejtorët e dyshuar kanë blerë barn, pa pëlqimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe pa zbatimin e procedurës së prokurimit publik, duke krijuar një tepricë të barnave për të cilat nuk mbaheshin evidenca. Përveç kësaj, pacientëve iu është përshkruar terapi e tepërt dhe disa pacientëve iu është dhënë terapi e shtrenjtë nga gjenerata më e re një ditë para se të vdisnin. Prokuroria, siç bënë me dije asokohe prej andej, në hetimet e deritanishme ka konstatuar se në këtë rast është kryer përfitim pasuror për një tjetër në shumën 1 817 520 000 ose afër 30 milionë euro. Prokurorja Ana Gogovska-Jakimovska, e cila e udhëheq rastin, në një intervistë për emisionin “Kodi” në televizionin Telma në shkurt, deklaroi se provat e marra dhe të analizuara nga Prokuroria Publike e Shkupit në procedurën para hetimore për rastin, nuk tregojnë për abuzim të drejtpërdrejtë të pacientëve, në kuptimin që ilaçet dhe terapitë u shkurtuan. Rasti “Onkologjia” është ende nën fazën e hetimit.