Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është i ftuar në emisionin Daily Click. Ai deklaroi se tërheqja e gjithë drejtorëve ekonomik është bërë në bazë të premtimit të programit të VLEN me anë të së cilës do të rritet efikasiteti i shëndetësis. Më tutje Tarvari shton se ai mund të mos shkarkonte drejtorët ekonomik dhe kështu VLEN dhe partitë tjera të kenë më shumë funksionarë, por ka vepruar sipas asaj që është e logjikshme për të rritur efikasitetin e shëndetësisë.
“Ne e kishim në programin e VLEN tërheqjen e gjithë drejtorëve ekonomik. Gjendja e tillë u krijua në qeverisjet e kaluara dhe ndikonte negativisht. Ne kemi mundur të kemi 40 funksionarë plus, disa të VLEN disa të partnerëve të koalicionit. Por ashtu siç kemi premtuar për efikasitet të mirë, me përkrahje të Qeverisë, ligji kaloi. Ndonjëherë për ta përmirësu gjendjen në institucione të ndryshme duhet të kesh guxim. Nëse mendonim partiakisht do ti mbanim drejtorët e do ti ndanim në mes nesh. Qëllimi është ta përmirësojmë gjendjen në shëndetësi. Ne vazhdimisht do të jemi transparent me qytetarët, për ti sqaruar se nuk i bëjmë gjërat për inat, por për funksionimin e mirë të sistemit shëndetësor.”