Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një statusi të publikuar ka përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
“Dita e çlirimit të Kosovës, 12 Qershori, paraqet një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të krijuar me sakrificën sublime të popullit dhe me shpirtin e madh e human të botës së përparuar, që parandaloi një epokë të rëndë të gjenocidit e të përhumbjes dhe që riktheu forcën e shpresës!
Shteti i Kosovës është kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe aleatëve tanë”, shprehet Taravari.
Ndryshe, sot në Prishtinë Ushtria e Kosovës mbajti marshin tradicional, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij tha se ushtria e Kosovës si asnjhëherë më parë nuk ka pasur më shumë ushtarë dhe se ushtria vazhdimisht forcohet me armë nga shtetet aleate të NATO-s, siç janë raketat e SHBA-ve Javelkm dhe dronët e Turqisë Bayraktar.
Kujtojmë se Kosova pas luftës së UÇK-së dhe me ndihmën e vendeve demokratike më 12 qershor të vitit 1999 u çlirua nga okupatori serb dhe fitoi pavarësinë më 17 shkurt 2008.