Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Arben Taravari ka marrë pjesë në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, i cili është mbajtur në Tiranë.
Së bashku me Taravarin në Forum kanë qenë pjesëmarrës disa nga ish -presidentët e rajonit, në mesin e tyre ish -presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ish- presidenti kroat Stjepan Mesiq, Milo Gjukanoviq, ish- presindet i Malit të Zi, ish -presidneti i Kosovës Fetmir Sejdiu, ish- kryeministri turk Ahmet Dautoglu si dhe Sergjan Kerim, ish -kryetari i Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe ish Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.
“Vizitë në Tiranë, ndërkohë pjesëmarrës në forumin “Ballkani Perëndimor dhe sfida e tij gjeopolitike” mbi sfidat aktuale të Ballkanit, integrimi dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në një diskutim të përbashkët me ish liderët e Ballkanit Perëndimor, theksova domosdoshmërinë e ruajtjes së kursit pro-perëndimor të vendit nën ombrellën e përbashkët të sigurisë së NATO-s, përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje lindore.
Së dyti, ramë dakord se sa më parë Ballkani Perëndimor duhet i tëri të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së”- njofton Taravari.