Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar një fotografi nga takimi i sotëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti.
Në mesazhin e tij, Taravari shkruan shkurt se po vijnë kohë të mira.
“Kohë të Mira! Drejt Evropës!”, ka shkruar Taravari.
Kujtojmë se Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka vendosur se si do të garoj në zgjedhjet e ardhshme. Njëri opsion është që ata të shkojnë së bashku me BDI-në, ndërsa opsioni tjetër është t’i bashkëngjiten LEN-it. Opsioni më pak i mundshëm është dalja në zgjedhje vetëm. /SHENJA/