Këtë mandat sigurtë fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian, thotë Arben Taravari njëri nga liderët e “VLEN”. Në emisionin “On Time” në televizionin “Koha” me gazetrain Besian Leka, Taravari tha se brenda gjashtë mujash situata edhe një herë do të skenohet.
“Nëse në fundvit kemi një qeveri më stabile në Bullgari, atëher mund të jepen edhe data shumë më të sigurta”, thekesoi Taravari dhe shtoi se sheh vullnet të mirë edhe nga Sofja edhe nga Shkupi.
Numrat ne i kemi në Kuvend, tani mjafton diçka të lëviz si e pranueshme për të dyja palët dhe menjëherë mund të votohen ndryshimet kushetetuese, nënvizoi më tej Taravari.
“Mos ndahemi prej Shqipërisë dhe këtë gjë e kemi biseduar para tre-katër javësh edhe me z. Rama që është shumë me rëndësi që Maqedonia dhe Shqipëria ta vazhdojnë bashkë rrugëtimin evropian dhe besoj se kështu do vazhdojë. Nëse Shqipëria ndahet, Serbia dhe Mali i Zi veçmë janë duke negociuar, ekzistojnë edhe mendime që qarkullojnë në Bruskel se mund të bëhet edhe një kronizë për të fascilitu bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që Serbia ta pranon Kosovën dhe që të bëhet trak e shpejtë që të gjitha shtete e Ballkanit Perendimor, sikurse rasti me Ukrainën dhe Moldavinë, të pranohen sa më shpejtë në BE. Ky do ishte rasti idela që mund ti ndihmone edhe Maqedonisë dhe të gjithë shtete e Ballkanit Perendimor në 2028-tën të bëhen pjesë e BE-së”, tha Taravari.
I pyetur se nëse kanë biseduar me kryeministrin e Shqipërisë dhe nëse Rama e ka uruar për formimin e qeverisë, Taravari u përgjigj:
“Po, po kam biseduar. Kam pasur edhe takim, jemi takuar në Tiranë te zyra e kryeministrit në Shqipëri. Kemi pasur bisedë shumë konstruktiuve, kështu që raportet vazhdojmë ti kemi shumë korrekte sepse për mua dy kryeministrat shqiptarë, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë janë institucione që çdo herë kanë qenë krahu jonë dhe na kanë ndihmuar në të gjitha proceset”.
Pavarësisht se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni cilën koalicion shqiptar e ka mbështetur Kurti e cilin Rama, ne do të vazhdojmë raportet e mira, theksoi më tej Taravari.