Një tragjedi e rëndë ka goditur Koçanin, duke shkaktuar humbje të mëdha dhe tronditur mbarë opinionin publik. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë, duke shprehur dhimbjen dhe përkushtimin për shpëtimin e sa më shumë njerëzve.

“Tragjedia që ka ndodhur në Koçan është më e madhe se çdo fjalë… Puna jonë është e përqendruar që të shpëtojmë sa më shumë njerëz… Ngushëllime familjarëve të viktimave në këtë dhimbje të tmerrshme!”, shkroi ministri Taravari.

Autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Mbetet të priten detaje të mëtejshme lidhur me shkakun dhe pasojat e tragjedisë.