Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me drejtorin e SPQ “8 Shtatori”, Sinisha Stojanoski inspektuan zhillimin e aktivitete të punës në spitalin “8 Shtatori” për aktivizimin e departamentit të onkologjisë, në kuadër të të cilit do të hapet edhe klinikë onkologjike, me qëllim të shpërndarjes së terapisë dhe disperzimit të punës së Klinikës së Onkologjisë.
Gjithashtu, në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, me mjete të Ministrisë së Shëndetësisë u vendos një kolonë e re artroskopike pranë departamentit të ortopedisë
“Vizitova sot SPQ “8 Shtatori” – në vazhdim aktivitetet për përmirësimin e trajtimit të pacientëve onkologjikë, u vendos shtylla e re artroskopike.
Në kuadër të përpjekjeve të Ministrisë së shëndetësisë për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me sëmundje malinje, po zhvillohen aktivitete për hapjen e repartit onkologjik në spitalin “8 Shtatori”.
Me këtë rast u takova me drejtorin e spitalit, Prof. Dr. Sinisha Stojanoski dhe së bashku inspektuam repartet.
Së bashku me drejtorin sot vizituam ambientet ku ndodhet përshpejtuesi linear. Janë duke u zhvilluar aktivitete për aktivizimin e departamentit të onkologjisë, në kuadër të të cilit do të hapet edhe klinikë onkologjike, me qëllim të shpërndarjes së terapisë dhe disperzimit të punës së Klinikës së Onkologjisë.
Gjithashtu, në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, me mjete të Ministrisë së shëndetësisë u vendos një kolonë e re artroskopike pranë departamentit të ortopedisë”, deklaroi me këtë rast ministri Taravari.