8 C
Tetovo
E enjte, 20 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTë dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe...

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë! Procedura zgjedhore për kryetar komune do të fillojë nga e para

Të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nuk do të votohet në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, pasi në raundin e parë të votimit, më 19 tetor, nuk u arrit censusi minimal.

Në këto katër komuna do të nisë një procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës, brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk dolën në votime më shumë se një e treta (33,33%) e votuesve të regjistruar, që është kusht ligjor që zgjedhjet të konsiderohen të vlefshme.

Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33,31%
Në Vrapçisht – 25,18%
Në Mavrovë-Rostushë – 30,31%
Në Qendër Zhupë – 21,49%
Në bazë të nenit 132, paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, nëse në raundin e parë të votimit për kryetar komune ose për kryetarin e Qytetit të Shkupit nuk del të paktën 1/3 e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar, e gjithë procedura zgjedhore përsëritet për atë komunë.

Ndërkaq, neni 132-a përcakton se zgjedhjet e përsëritura për komunën përkatëse duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare, dhe në këtë rast nuk do të zbatohet kushti për pjesëmarrjen prej një të tretës së votuesve.

Kështu, i gjithë raundi i parë i votimeve në këto komuna do të përsëritet, ndërsa procedura e re zgjedhore do të nisë brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025.

Raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2025 do të mbahet të dielën, kur do të zgjidhen kryetarët e 32 komunave dhe i Qytetit të Shkupit.

Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, kryetarët e komunave janë zgjedhur në 44 komuna.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments