8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTë hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i...

Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Të hënën dhe të martën, Shkupi do të jetë nikoqir i takimit të liderëve – Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili do t’i kushtohet zbatimit të Planit për Rritje për rajonin, transmeton TV21. Në takim do të marrë pjesë edhe Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Nga Qeveria njoftuan se të hënën (30 qershor) është planifikuar një takim tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Eurokomisioneres Marta Kos, më pas siç informojnë nga Qeveria do të pasojë një takim bilateral me delegacionet e zgjeruara nga të dyja palët.

Pjesa kryesore e agjendës është planifikuar për të martën (1 korrik), ku do të mbahen dy panele.

Paneli i parë do të fokusohet në Planin për Rritje për Ballkanin Perëndimor. Fjalime do të mbajnë Eurokomisionerja për Zgjerim Marta Kos dhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski. Ndërsa pas përfundimit të panelit do të ketë konferencë të përbashkët për mediat.

Paneli i dytë do të jetë i përqendruar në mekanizmat konkret për mbështetjen dhe zbatimin e Planit për Rritje, ku do të marrin pjesë ministra nga rajoni, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

Siç konfirmoi Komisioni Evropian, në takimin në Shkup, do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments