Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup mbrëmë ka raportuar se ka pasur të shtëna me armë në Haraçinë, me çrrastë është plagosur një 24-vjeçar.
“Dje rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë, është shtënë me armë zjarri në drejtim të A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.