8 C
Tetovo
E enjte, 1 Janar, 2026
BallinaLajmeTemperatura deri në -13°C shënojnë ditën e parë të vitit 2026 në...
- Advertisment -spot_img

Temperatura deri në -13°C shënojnë ditën e parë të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga mot i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri 2026, me temperatura minimale që kanë zbritur deri në minus 13 gradë Celsius, njoftojnë autoritetet meteorologjike.

Sipas parashikimit, mëngjesi ka qenë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, përcjell INA.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -13 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 6 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me erë mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 3 gradë.(INA)

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments