Tendencat e Serbisë për destabilizim, Osmani takon ambasadorin De Riu.
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.
Në takim u diskutua edhe mbi kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ri-potencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.