Dje në orën 12:25, punonjës policie nga Stacioni Policor për Kontrollin Kufitar “Qafëthënë” në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, privuan nga liria shtetasit shqiptarë D.K. (35) dhe E.A. (22).
Siç njofton Ministria e Brendshme, gjatë kryerjes së veprimeve për kontroll kufitar në dalje nga shteti, D.K. i ka vënë para në dokumentet e tij të komunikacionit dhe i ka paraqitur ato punonjësit të policisë. Pas konsultimit me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihet padi përkatëse.