Një tërmet me intensitet 3.2 gradë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në zonën e Ohrit.
Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikë në Shkup, dje më 07.07.2024 në ora 22:52 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epiqendrore të Ohrit, 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2, njoftoi Observatori Sizmologjik.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Ohrit dhe rrethinat e tij, me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë.