Sot në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në orën 04:36, rrjeti sizmologjik ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në Republikën e Kosovës, 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej 2.3 gradë.

Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.