8 C
Tetovo
E shtunë, 6 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoni“Tetova në këmbë për Kasamin” – përkrahësit e VLEN-it me mesazhe publike

“Tetova në këmbë për Kasamin” – përkrahësit e VLEN-it me mesazhe publike

Aktivistë dhe përkrahës të VLEN-it në Tetovë kanë shpërndarë mesazhe mbështetëse për kryetarin e Komunës, Bilall Kasami, duke e vlerësuar punën e tij në qytet.

“Si tetovar, jam i lumtur që jam dëshmitar se si qyteti po ndërtohet çdo ditë. Kryetari Bilall Kasami po ndërton, ndërsa të tjerët po tentojnë ta pengojnë. Unë jam me punëtorin, sepse ia VLEN,” shkruan një aktivist.

Një tjetër simpatizant u shpreh se Tetova ka qenë e etur si për ujë, ashtu edhe për punë:
“Kryetari Kasami po ua shuan etjen tetovarëve, prandaj e gjithë Tetova është me të.”

Ndërkohë, mesazhe të tjera theksojnë angazhimin e kryetarit në realizimin e projekteve të ndryshme:
“Nga dita e parë deri në ditën e fundit, Bilall Kasami ka përfunduar nga një punë: rrugë, kanalizim, ujësjellës etj. Prandaj, nga sot deri më 19 tetor, nga i madhi deri tek më i vogli do të angazhohemi për ta bërë sërish kryetar. Tetova në këmbë për Bilall Kasamin.”

Aktivistët kanë reaguar edhe ndaj kritikave në adresë të kryetarit:
“Ata e sulmojnë nga tastiera dhe kamerat e telefonit, ndërsa kryetari u përgjigjet nga terreni me qytetarët. Ky është Bilalli, ky është VLEN-i,” shkruan një tjetër përkrahës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments