Tetova renditet në mesin e komunave më transparente në Maqedoninë e Veriut, sipas një analize të realizuar nga Transparency International Maqedoni për vitin 2025.
Vlerësimi është bërë në bazë të një pyetësori të detajuar të përbërë nga 91 pyetje, i cili përfshin disa fusha kyçe të funksionimit të komunave, përfshirë transparencën institucionale, qasjen në informata, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Në këtë analizë janë përfshirë edhe komuna të tjera të vendit, si Aerodromi, Manastiri, Velesi, Kumanova, Ohri, Strumica, Tetova dhe Shtipi, të cilat janë vlerësuar mbi bazën e të njëjtave kritere.
Sipas gjetjeve të analizës, Tetova ka treguar nivel të kënaqshëm të transparencës në punën e saj, duke u renditur krahas komunave që kanë shënuar përparim në hapjen ndaj publikut dhe publikimin e informacioneve me interes qytetar.
Komuna më e vlerësuar është Manastiri me 67 pikë, e ndjekur nga Velesi me 60, Shtipi me 55, Strumica me 54, Kumanova me 51 pikë, Aerodromi me 49, Tetova me 43 pikë, ndërsa komuna më dobët e vlerësuar është Ohri me 39 pikë. Nota mesatare është 52.

