8 C
Tetovo
E enjte, 30 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTetova nuk ka më etje, mbi 10 mijë banorë të “Bregut të...
- Advertisment -spot_img

Tetova nuk ka më etje, mbi 10 mijë banorë të “Bregut të Diellit” do të kenë ujë të pijshëm

Komuna e Tetovës ka përuruar sot një projekt madhor për furnizimin me ujë të pijshëm të lagjes 146, e njohur si “Bregu i Diellit”, ku përfitojnë mbi 3000 familje ose rreth 10.000 banorë.

Projekti, i cili ka kushtuar rreth 700 mijë euro, mundëson që banorët e këtij vendbanimi, të cilët me dekada ishin të harruar nga pushtetet e kaluara, nga sot të kenë furnizim stabil me ujë të pijshëm nga burimet e Malit Sharr.

“Ky është një moment historik për Tetovën. Ne nuk merremi me fjalë, por punojmë. Brenda katër viteve e nxorrëm qytetin nga etja dhe po e shndërrojmë në një qytet europian. Sepse për Tetovën ja VLEN!”, u shpreh Kasami.

Ky projekt cilësohet si një ndër më të rëndësishmit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe garantimin e dinjitetit për të gjithë tetovarët.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments