8 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTetova pret yjet e njohura të muzikës/ Kasami prezanton programin e Verës...

Tetova pret yjet e njohura të muzikës/ Kasami prezanton programin e Verës Kulturore 2025

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar zyrtarisht programin për “Tetova n’festë 2025”, një festival kulturor dhe sportiv që do të zgjasë nga data 16 korrik deri më 3 gusht dhe që pritet të kthehet në një ndër ngjarjet më të mëdha verore në qytet.

Pjesa më e spikatur e festës do të jetë pa dyshim koncertet madhështore në shesh, ku pritet të performojnë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Alban Skenderaj (31 korrik), MC Kresha & Lyrical Son (29 korrik), Elita 5 (30 korrik), NRG Band, DJ Shock, si dhe shumë artistë të tjerë të njohur.

Në prezantimin e programit, kryetari Kasami theksoi se Tetova këtë verë do të jetë epiqendra e kulturës dhe argëtimit në rajon, duke u bërë vendtakim për qytetarët dhe artdashësit nga mbarë vendi dhe diaspora.

Programi përfshin gjithashtu net të rinore, net të filmit në ambient të hapur (24-25 korrik), aktivitete sportive si turne futbolli, basketbolli dhe gara biçikletash, si dhe net folklorike me ansamble nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe komunitetet e ndryshme etnike që jetojnë në Tetovë.

Eventi do të kulmojë më 3 gusht me një panair të artizanatit dhe traditave lokale, që synon të promovojë trashëgiminë kulturore të vendit dhe rajonit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments