Pas skandalit me përgjime nga funksionarët e BDI-së, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti, të cilët dëgjohet se ofendojnë rëndë Tetovën dhe gratë tetovarë, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë në mbrojtje të nderit familjarë.
Qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm në rrjetet sociale shkruajnë që nesër (2 nëntor), BDI duhet të dënohet me votë.
Këto më poshtë janë disa nga reagimet e tetovarëve:
“Nderi dhe familja nuk shiten, ato mbrohen me vepra. Nesër e mbrojmë familjen me votë!”.
“Nuk ka politikë më të shenjtë se ajo që mbron familjen, prandaj nesër votojmë pro familjes!”
“Brezat e ardhshëm do të na gjykojnë nga mënyra si i mbrojtëm familjet tona sot, prandaj nesër votojmë për familjen”.
Përndryshe, në përgjimin skandaloz të Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, dëgjohet se ata ofendojnë gratë tetovarë, ndërsa përdorin edhe shprehje skandaloze.
Pritet që ky përgjim të ketë ndikim të madh në votimin e nesërm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

