MPB njofton se me datë 12.12.2024 në ora 11:20 në SPB Tetovë, një 62 vjeçar nga në fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A. nga një fshat tjetër i Tetovës. Sipas raportit, ai nga A.A. ka porositur mobilje për shtëpinë, të cilat i ka premtuar se do të jenë gati për 30 ditë dhe i ka dhënë një depozitë prej 500 euro. Siç është raportuar, mobiljet e porositura nuk janë dorëzuar deri në ditën e raportimit dhe paratë nuk janë kthyer.