8 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTetovë: Tre të arrestuar të liruar, vetëm i mituri 15-vjeçar në duart...

Tetovë: Tre të arrestuar të liruar, vetëm i mituri 15-vjeçar në duart e drejtësisë

Tre nga katër personat e privuar nga liria për vrasjen në Tetovë janë liruar, teksa vetëm njëri prej tyre, i mituri 15 vjeçar po merret në pyetje në Gjykatë nën prezencën e Avokatit të Qendrës për Punë Sociale dhe punëtorëve social, informojnë nga MPB.

Një ditë më parë policia ka kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku janë gjetur sende me interes për hetimin. Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Të gjithë katër të plagosurit aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme. Në Kirurgjinë Torakale po kurohen dy pacientë, njëri prej të cilëve më herët ishte në rrezik jete, por sipas autoriteteve të spitalit, që të dy tashmë janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ndodhi të dielën në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” dhe “Bllagoja Toska”. Sipas infoamcioneve të publikuara deri më tani bëhet fjalë për hasmëri mes familjeve rivale nga Tetova dhe nga fshati Gajre.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments