Tubimi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, përveç pjesëmarrjes së pakët, tërhoqi vëmendje edhe për prezencën e ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi, e cila gjatë mandatit të saj u përball me kritika të ashpra për borxhet milionëshe dhe menaxhimin e dobët që sipas kundërshtarëve bllokuan funksionimin e komunës, u shfaq e buzëqeshur në përkrahje të kandidatit Bajram Rexhepi.
Prania e saj në skenën politike, në krah të AKI-së, shihet si kthim i figurave të vjetra të politikës që qytetarët e Tetovës i mbajnë mend për dështime dhe skandale të shumta në udhëheqjen lokale.