Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për “Lajm” ka folur pa dorëza për atë që ka ndodhur te Fronti evropian, derisa ishte pjesë e kësaj aleance me BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Ai ka thënë se ka kryer detyrën tij derisa ishte te ky koalicion tani opozitar dhe shton se VLEN do t’i fitojë zgjedhjet lokale.
“Në kohën që u vendos se VLEN do të shkoj në qeveri unë kam dhënë kontribut në tavolinë duke ju thënë mbajeni gojën, mos bëni kërcënime pa bazë, nuk është më viti 2001, pasojat mund të jenë fatale. Ky fjalori im ishte lutës”, kujton ai.
Sipas tij, qeveria dhe z. Mickoski aspak nuk duhet të merren me deklaratat e Ahmetit, sepse siç thotë, “ai (Ahmeti) është i humburi, është i pashpresë, sepse qëllimi i shqiptarëve është që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.
Ndërsa, në këtë intervistë ai kujton edhe vitin 2020 kur Ahmeti ishte në qeveri bashkë me Zaevin, ndërsa ky i fundit kryeministër që nuk i la gjë pa thënë, ndërsa në fund, siç shton: “shkoi dhe iu përkul Zaevit.
Rasti i Kumanovës është një kurth
Sipas Thaçit, rasti i Kumanovës është një kurth dhe njerëzit që i kanë futur në kurth duhet të dalin para përgjegjësisë, praj asaj juridike.
“Unë në nuk jam as prokurorë as gjykatës, por bëj analiza politike dhe besoni se këto analiza mozaikun ta nxjerrin, pra nuk mundet që midis verës të bie borë”, ka thënë Thaçi në intervistën për “Lajm”.Thaçi: Kam kryer detyrën time te Fronti, VLEN i fiton zgjedhjet
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për “Lajm” ka folur pa dorëza për atë që ka ndodhur te Fronti evropian, derisa ishte pjesë e kësaj aleance me BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Ai ka thënë se ka kryer detyrën tij derisa ishte te ky koalicion tani opozitar dhe shton se VLEN do t’i fitojë zgjedhjet lokale.
“Në kohën që u vendos se VLEN do të shkoj në qeveri unë kam dhënë kontribut në tavolinë duke ju thënë mbajeni gojën, mos bëni kërcënime pa bazë, nuk është më viti 2001, pasojat mund të jenë fatale. Ky fjalori im ishte lutës”, kujton ai.
Sipas tij, qeveria dhe z. Mickoski aspak nuk duhet të merren me deklaratat e Ahmetit, sepse siç thotë, “ai (Ahmeti) është i humburi, është i pashpresë, sepse qëllimi i shqiptarëve është që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.
Ndërsa, në këtë intervistë ai kujton edhe vitin 2020 kur Ahmeti ishte në qeveri bashkë me Zaevin, ndërsa ky i fundit kryeministër që nuk i la gjë pa thënë, ndërsa në fund, siç shton: “shkoi dhe iu përkul Zaevit.
Rasti i Kumanovës është një kurth
Sipas Thaçit, rasti i Kumanovës është një kurth dhe njerëzit që i kanë futur në kurth duhet të dalin para përgjegjësisë, praj asaj juridike.
“Unë në nuk jam as prokurorë as gjykatës, por bëj analiza politike dhe besoni se këto analiza mozaikun ta nxjerrin, pra nuk mundet që midis verës të bie borë”, ka thënë Thaçi në intervistën për “Lajm”.