Zv. Drejtori i Doganave, Mustafë Dauti, zhvilloi një takim me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, z. Fatmir Limani, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve në fushën e politikave sociale dhe mbështetjes për të rinjtë, duke vënë theks të veçantë në përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Si rezultat i bisedimeve, u dakordua thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët dhe rritjen e angazhimit të të rinjve në jetën sociale dhe politike të vendit.