Thirrja e Ziadin Selës për faktorin politik shqiptar që të gjejnë gjuhë të përbashkët kundër politikbërjes maqedonase dhe siç tha, planet jodashamirëse ndaj shqiptarëve, iu përgjigj Arben Taravari, përcjell TV21. Ai tha se janë të gatshëm që të bisedojnë kur do që opozita bën ftesën, ndërkohë që shtoi se, duhet pranuar se tani më janë në opozitë.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur të diskutojmë për temat të cilat janë të rëndësishme, asnjëherë nuk kemi refuzuar. Si fillim ata duhet ta pranojnë që janë në opozitë dhe të bëjnë ftesë, kur të bëjnë ftesë dhe mendojnë se ka diçka të rëndësishme se duhet të bisedojmë, ne jem të gatshëm dhe ulemi bisedojmë”, tha Taravari.