Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sonte Shkupin.

Një i mitur i moshës 15-vjeçare është vetëvrarë në qendër të Shkupit.

I mituri ka kërcyer nga garazhi në kate “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup. Në terren janë ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar detajet dhe shkaqet e këtij ngjarjeje tragjike.