Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tetovën, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një banese në Rrugën Industriale shkruan Pa Cemsurë.
Sipas informacioneve të para, fëmija ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe lëndimet kanë qenë fatale, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
Policia dhe prokuroria ndodhen në terren për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur kjo aksident fatal që ka tronditur mbarë opinionin publik.

