Në rrjetet sociale disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Puls” të Koçanit publikojnë foto të fëmijëve dhe numrat e celularëve që nëse i sheh kush t’i informojë se ku janë dhe nëse janë shtruar në spital.

Së paku 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në diskotekën “Puls” në Koçan, konfirmoi ministri i MPB-së, Toshovski.

Zjarri ka rënë rreth orës 3, jozyrtarisht, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ka pasur rrëmujë për dalje.

Sipas informacioneve fillestare, të lënduarit nga zjarri që përfshiu diskotekën e mbushur me vizitorë herët në mëngjes po shtrohen në spitalet në Koçan të Shtipit, në Qendrën Klinike në Shkup, “8 Shtatori” në Shkup.