Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe kandidati i koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu, ka prezantuar pamje nga punimet e realizuara në fshatin Pallaticë, si pjesë e investimeve infrastrukturore të komunës.
Në postimin e tij, Sejdiu ka theksuar se puna për zhvillimin e Pallaticës do të vazhdojë edhe më tej, duke nënvizuar besimin që i është dhënë nga qytetarët.
“Pallaticë❤️ punuam shumë por ende nuk e kemi thënë fjalën e fundit. Kemi edhe shumë punë tjera në vazhdim. Emanetin që ma keni dhënë, nuk e harroj kurrë. Ju përshëndes me këto pamje të punëve tona sepse ju e meritoni.
Votoni që të zhvillojmë Pallaticën edhe më tej.
Faleminderit pafund për besimin tuaj.
#voto_7”, ka shkruar Sejdiu në njoftimin e tij.