8 C
Tetovo
E martë, 3 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTransportuesit/ KE-ja kërkon zgjidhje

Transportuesit/ KE-ja kërkon zgjidhje

Komisioni Evropian është akoma duke shikuar mundësinë e një zgjidhje pragmatike që transportuesit profesionalë t’i trajtojë njësoj si pilotët dhe makinistët e trenave dhe për to të lejohet qëndrim pak më i zgjatur se 90 ditë në kuadër të 180 ditëve në vendet e Shengenit. Në një komunikatë nga Ministria e Transportit njoftojnë se në takimin virtual të ministrave të resorëve përgjegjës nga vendet e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Komisionit Evropian, këto të fundit e kanë konfirmuar strategjinë e re të vizave në të cilën transportuesit njihen si profesionistë. Madje sipas ministrisë, zbatimi i plotë i rregullave të reja të sistemit të hyrje-daljeve mund të shtyhet më gjatë se prilli.

“Në takim u konfirmua se regjistrimi biometrik përmes sistemit elektronik për hyrje dhe dalje nga/në vendet e zonës Shengen, në vend të fillimit të prillit, shtyhet deri në shtator të këtij viti. Ndërkohë, po formohet një grup pune në nivel ekspertësh, i cili do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të materializojë përfundimet e takimit të nivelit të lartë të sotëm”, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Teksa vijonte takimi, zyra e shtypit të Komisionit Evropian hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zbatimit të plotë të sistemit pas 10 prillit.

“Sistemi i hyrje-daljeve do të hyjë në fuqi në prill të 2026, ashtu siç është parashikuar. Rregullorja për sistemin e Hyrje-Daljeve tashmë parashikon fleksibilitet për vendet anëtare edhe për periudhën pas prillit. Megjithatë kjo nuk është e re. Kjo parashikohet në ligj”, deklaroi Markus Lamert, Zëdhënës i KE-së.

Transportuesit ditë më parë bllokuan kufijtë e vendit për mjetet e transporti të mallrave në shenjë proteste paralajmëruese për dëmin që u shkakton sistemi i Hyrje-Daljeve, i cili do të jetë rigoroz në kufizimin e kohës së qëndrimit brenda vendeve të Shengenit. Kërkesat janë të njëjta edhe nga transportuesit në Mal të Zi, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri, të cilët transportojnë mallëra në vendet e BE-së dhe anasjelltas. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments