8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeTre javë pas emërimit, Muhamed Ali nis me rezultatet: Avancohen 4 shqiptarë...

Tre javë pas emërimit, Muhamed Ali nis me rezultatet: Avancohen 4 shqiptarë në QMK

Sot bëhen tre javë nga marrja e detyrës së Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza nga Muhamed Ali, dhe përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapat e parë konkretë në drejtim të përfshirjes dhe avancimit të kuadrove shqiptare në këtë institucion shtetëror. “Sot janë avancuar katër (4) shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për mbi 20 vite si bashkëpunëtorë të rinj”, ka shkruar Ali.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë. “Së shpejti priten edhe 10 avancime të tjera, si dhe janë në proces dhjetëra punësime të reja”, ka shtuar ai, duke theksuar se ky ritëm është i paprecedentë. “Procesi i avancimit dhe punësimit të shqiptarëve po vazhdon me intensitet – si asnjëherë më parë”, shkruan ai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments