8 C
Tetovo
E enjte, 31 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaTrumpi i vendos 25 për qind tarifë Indisë

Trumpi i vendos 25 për qind tarifë Indisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa prej 25 për qind ndaj mallrave dhe produkteve të Indisë duke filluar nga 1 gushti.

Sipas tij, India, e cila është ekonomia e pestë më e madhe në botë, do të përballet edhe me një masë të paspecifikuar më 1 gusht, porse s’ka elaboruar më tutje rreth normës ose çfarë është ajo.

“Edhe pse India është mikja jonë, kemi bërë relativisht pak biznes përgjatë viteve me ta sepse tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë, dhe ata kanë barrierat tregtare jo-monetare më të vështira dhe të bezdisshme se çdo vend tjetër”, ka shkruar Trump në platformën “Truth Social”.

“Ata kanë blerë gjithmonë shumicën dërrmuese të pajisjeve ushtarake nga Rusia, dhe janë po ashtu blerësi më i madh i energjisë ruse, së bashku me Kinën, në një kohë kur të gjithë duan që Rusia të ndalojë vrasjet në Ukrainë – gjërat s’janë duke shkuar mirë”, ka vazhduar ai.

Ministria indiane e Tregtisë, e cila po udhëheq negociatat tregtare me SHBA-në, ende s’ka komentuar.

Vendimi i Trumpit shuan shpresat për marrëveshje të kufizuar tregtare midis dy vendeve, e cila kishte qenë duke u negociuar për disa muaj.

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe ata të Indisë kishin zhvilluar runde të shumta bisedimesh për të zgjidhur çështjet e diskutueshme, veçanërisht mbi qasjen në treg për produktet bujqësore dhe të qumështit amerikan.

Tarifat e reja pritet të ndikojnë në eksportet e mallrave të Indisë në SHBA, të vlerësuara në rreth 87 miliardë dollarë në vitin 2024, duke përfshirë produkte si veshjet, produktet farmaceutike, gurët e çmuar dhe argjendaritë, si dhe petrokimikatet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një deficit tregtar prej 45.7 miliardë dollarësh me Indinë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments