8 C
Tetovo
E hënë, 24 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTrup i pajetë i një personi nga Tetova gjendet në një veturë...

Trup i pajetë i një personi nga Tetova gjendet në një veturë në afërsi të fshatit Nerasht

Një trup i pajetë i një personi nga Tetova është gjetur brenda një veture në fushat pranë fshatit Nerasht të Tetovës. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të ketë shenja dhune, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin, ndërsa ekipi hetimor po zhvillon procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve fillestare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments